about
Si Përhapet Virusi

Si Transmetohet Coronavirusi

Përhapet nga personi në person përmes hundës ose gojës dhe transmetohet kryesisht përmes kollës ose teshtimës. Kur sperkatjet e kollitjes mbi sende apo sipërfaqe preken nga një person i dytë i cili mëpastaj prek hundën ose gojën e tij.

  • ab-thumb
    Kontakti Njerëzor

    Mes njerëzve që janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin (distancë më afër se 2 metra).

  • ab-thumb
    Perhapja nga Ajri

    Nëpërmjet spërklave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtin.

  • ab-thumb
    Objektet e Kontaminuara

    Duke prekur një sipërfaqe ose objekt që ka virusin në të dhe pastaj të prekë gojën, hundën ose sytë.

Simptomat e Koronavirusit

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: temperaturë, kollë , gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në rastet më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insufiçiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

service

Kollitje dhe Teshtitje

Koronavirusi i ri është virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht nga personi i infektuar nëpërmjet spërklave, kollitjes dhe teshtitjes.

service

Temperaturë e Lartë mbi 38°C

Simptomat si temperaturë mbi 37.8°C mund të shfaqen mes 2-14 ditë pas ekspozimit dhe infektimit.

service

Dhimbje Koke

Koronavirusi i ri është virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht nga personi i infektuar nëpërmjet spërklave, kollitjes dhe teshtitjes.

service

Vështirësi në Frymëmarrje

Koronavirusi sulmon rrugët e frymëmarrjes, andaj vështirësitë me frymëmarrje janë një nga simptomet e Covid-19.

service

Konfuzion dhe Lodhje

Pacientët e prekur nga COVID-19 kanë raportuar gjithashtu lodhje dhe konfuzion.

service

Dhimbje e Fytit

Dhimbja e fytit është një simptom tjetër, por jo nga ato më kryesoret sikurse për shembull temperatura dhe kollitja.

about
Rreth (2020-nCoV)

Parandalimi Koronavirusit

Pastroni duart rregullisht me sapun për 20 sekonda. Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtitni. Shmangni kontaktin e ngushtë (2 metra) me njerëz të sëmurë. Qëndroni në shtëpi dhe izolohuni nga të tjerët nëse nuk ndiheni mirë apo këshilloheni nga institucionet shëndetësore. Mos prekni gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra.

  • ab-thumb
    Pastroni duart për 20 sekonda

    Pastrimi i shpeshtë i duarve sipas udhëzimeve të ilustruara më poshtë është një ndër masat më të rekomanduara për parandalim.

  • ab-thumb
    Mbuloni hundën dhe gojën kur teshtini

    Mbuloni gojën dhe hundën me një shami kur kolliteni ose teshtini, pastaj hudheni shaminë pas përdorimit. Nëse nuk keni një shami në dorë, mbuloni gojën.

  • ab-thumb
    Mbani Distance, Përdorni maskë

    Mbani distancën 2m. Rekomandohet maska N95, ndërsa nëse perdorni maska normale për një përdorim, ndërroni ato vazhdimisht.

Institucionet Relevante të Shëndetësisë

team-membar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

IKSHPK ka një ndër rolet kryesore për shëndetin publik dhe është përgjegjës për realizimin e COVID-19 testeve në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR

  • +383 38 551 431
  • http://niph-rks.org/
team-membar
Ministria e Shëndetësisë

MSH zhvillon dhe zbaton polikat shëndetësore në Kosovë. Ajo është përgjegjëse, mes tjerash, për kordinim të përgjigjes së luftës kundër COVID-19 dhe sigurimin e paisjeve dhe medikamete.

  • +383 38 200 24 131
  • https://msh.rks-gov.net
team-membar
Shërbimi Spitalor dhe Klinik i Kosovës

Pjesë e Shërbimit Spitalor dhe Klinik është edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës ku bëhet trajtimi dhe rehabilitimi i të prekurve nga Koronavirusi në Klinikën Infektive.

  • +381 38 500 600
  • https://shskuk.rks-gov.net

Si t’i pastroni duart

safe
Lagni duart
safe
Aplikoni sapun
safe
Fërkoni duart mirë
safe
Pastroni duart mbrapa
safe
Pastroni mes gishtërinjve
safe
Pjesën e pasme të gishtërinjve
safe
Pastrone gishtin e madh
safe
Lani thonjtë dhe gishtat
safe
Shpëlani duart
safe
Thani duart me peshqir
safe
Pastroni baterinë
safe
Tani jeni OK!

Parandalimi i Korona Virusit

Cfarë duhet të bëni

service

Pastroni duart regullisht

Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli (min 60%)

service

Përdorni maskë kur dilni jashtë

Përdorni maskë jashtë shtëpisë, veçanërisht nëse duhet patjetër të ekspozoheni në hapësira dhe mjete publike.

service

Mbuloni gojën tuaj kur kolliteni

Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre.

service

Mbani Distancën 2m, Vet-Izolohuni

Mbani një distancë të caktuar rreth 2 metra dhe vet-izolohuni nese rekomandohet.

Carë duhet të shmangni

service

Shmangni kontaktin me të sëmurë

Shmangni kontaktin e afërt me secilin që ka ftohje ose simptoma të ngjashme me gripin

service

Shmangni kontaktet me kafshët

Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë

service

Shmangni vendet me shumë njerëz

Shmangni vendet me njerëz përfshi grumbullimet në qendër, parqe dhe vende rekreative të hapura.

service

Objekte të kontaminuara

Mos prekni sipërfaqe ose objekte dhe pastaj gojën, hundën ose sytë.

action-shape

Pyetje të Shpeshta

  • Çka është COVID-19 Korona Virusi?

    SARS-CoV-2 është virus i ri nga familja e virusit korona, fillimisht i zbuluar në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Virusi është shkaktar i sëmundjes respiratore akute (teshtimë, kollitje dhe të ngjashme). Përvojat fillestare tregojnë që personat në moshë dhe të sëmurët kronik janë të ekspozuar në rrezik më të madh të komplikime dhe formave të rënda të sëmundjes. Periudha e inkubacionit të virusit është më së shumti 14 ditë, gjatë të cilës personat e infektuar nuk shfaqin simptome, por mund ta shpërndajnë virusin tek personat e tjerë. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm duhet të qëndrojnë në vetë-izolim në shtëpitë e tyre dhe të paraqiten tek organet kompetente në rast se ju shfaqen simptome.

  • Cilat janë simptomat e sëmundjes me COVID-19?

    Simptomat fillestare që shfaqen tek personat e infektuar me virusin COVID–19 janë: 1. Ethe dhe temperaturë e lartë; 2. Kollitje e rëndë; 3. Vështirësi në frymëmarrje. Sëmundja mund të shkaktojë komplikime serioze të cilat mund të dëmtojnë funksionin e: • Organeve të frymëmarrjes; • Sistemit kardiovaskular; • Të veshkave. Sëmundja mund të ndryshojë nga forma e lehtë deri në formë më të rëndë, me pasoja të mundshme fatale. Mjekimi i të infektuarve është paliativ dhe simptomatik. Në këtë moment ende nuk ka terapi kundër këtij virusi, e as më pak vaksinë për parandalim nga infektimi me COVID–19.

  • Si të mbrohem nga COVID-19?

    -Lani duart në mënyrën e duhur me sapun dhe ujë, më gjatë se 20 sekonda. -Shmangni ambientet e mbyllura dhe të hapura me shumë njerëz -Shmangni kontaktin me persona të infektuar dhe të izoluar- Respektoni rregullat dhe rekomandimet e Qeverisë -Përdorni mjete alkoolike për dezinfektim -Mbulojeni fytyrën me pecetë gjatë kollitjes apo teshtimës

  • Çka nëse dyshoni se jeni të sëmurë nga COVID–19?

    Sipas rekomandimeve dhe protokolleve të Komisionit për sëmundje infektive, të gjithë udhëtarët, të cilët arrijnë nga rajonet e rrezikut, si dhe ata që janë në vetë-izolim, menjëherë pasi të shfaqin ndonjë shenjë, që është karakteristike për COVID-19, duhet të paraqiten në telefonat për kontakt në shërbimet epidemiologjike, të cilët janë në dispozicion për të gjithë territorin e shtetit. Masat janë vendosur që nga fillimi dhe këshillohet çdo qytetar ti ndjek këto rekomandime, të cilat sugjerojnë që të mos shkohet te mjeku amë, me qëllim që të evitohen situatat në të cilat ata vendosen në kontakt të drejtpërdrejt dhe rrezikojnë të kenë kontakt me pacientë të cilët mund të jenë të infektuar.

  • Rëndësia e vet-izolimt shtëpiak?

    Qëndroni në shtëpi, përveç se në rast urgjence. Nëse keni mundësi, punoni prej në shtëpi. Ndahuni nga të tjerët në hapësira të ndryshme. Shpesh ajrosni hapësirat. Në rast se keni në dispozicion, përdorni toalet/banjë veç. Në të kundërtën dezinfektoni atë të cilën e përdorin të gjithë. Shmangni përdorimin e mjeteve për amvisëri siç janë leckat për duar, çarçafët, gotat, takëm për ngrënie.Në rast se porosisni ushqim/produkte nëpërmjet porosive, anëtar tjetër i famijes ti merr, shmangni kontakt me furnizuesin. Qëndroni në distancë të sigurt në mes 1.5 dhe 2 metrave.Pastroni hapësirat në shtëpi të cilat i përdorni më shpesh. Ndiqni rekomandimet për parandalim nga institucionet shëndetësore. Në rast se ndjeni simptome të njëjta apo të ngjashme të gripit, mos vizitoni mjek, por lajmërohuni në qendrat për shëndet publik.

  • Çka në rast se udhëtoni në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm?

    Në rast se keni nevojë të udhëtoni në ndonjërën nga vendet që janë në listë të vendeve me rrezik të lartë dhe mesëm, rekomandohet që të shtyni udhëtimin tuaj, përveç nëse bëhet fjalë për udhëtim lidhur me qëllime mjekësore.Në rast se udhëtoni në ndonjërën nga këto vende, patjetër duhet të paraqitni deri te policia kufitare se udhëtoni nga vend i tillë dhe duhet të filloni me periudhën e vetë-izolimit shtëpiak në periudhë prej 14 ditëve.Në rast se për momentin gjendeni në ndonjë nga këto vende, rekomandojmë masa më të mëdha të kujdesit në çdo kohë, të ndiqen mediat lokale dhe rekomandimet e autoriteteve lokale.

  • Sa kohë mbijeton Koronavirus i ri në sipërfaqe?

    John Hopkins Medical School ka njoftuar se COVID-19 mund të mbijetojë: 3 orë (pëlhurë) 4 orë (bakër dhe dru) 24 orë (karton) 42 orë (metal) 72 orë (plastikë) Përdorimi i dezinfektuesve është në gjendje të vrasë virusin duke frenuar aftësinë e tij për të infektuar njerëzit, për shembull dezinfektuesit që përmbajnë 70% alkool (etanol) ose 1% me bazë klori (zbardhues).

  • Çka duhet të bëj, nëse ndonjë anëtar i familjes ka simptoma?

    Menjëherë duhet të kërkoni ndihmë mjekësore, nëse ju ose fëmija juaj keni ethe, kollitje ose frymëmarrje të vështirësuar. Ndiqni rekomandimet e Qeverisë dhe paraqituni në njërin nga numrat e përcaktuara të telefonit, nëse keni simptoma pas udhëtimit në mjediset, në të cilat është përhapur KOVID-19, ose nëse keni pasur kontakt të afërt me ndonjë person që ka udhëtuar nga ato mjedise, ose person që ka simptoma të frymëmarrjes

  • Ka shumë informacione në internet. Çka duhet të bëj?

    Në internet hasen shumë mite dhe dezinformata në lidhje me virusin korona si dhe për mënyrën sesi përhapet COVID-19, si të bëheni të sigurte, dhe çka të bëni, nëse jeni të brengosur se jeni të infektuar me këtë virus. Prandaj, me rëndësi është të jeni të vëmendshëm, kur kërkoni informacione ose këshilla. Përpos udhëzimeve nga institucionet shtetrore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë shmangni udhëzime nga burimet tjera. Percjellni njoftimet dhe të dhënat nga autoritetet shtetërore dhe lokale.

  • A i prek fëmijët COVID-19?

    Ky është një virus i ri dhe ende nuk dimë të mjaftueshme për atë se si i prek fëmijët ose gratë shtatzëna. Ne e dimë që virusi mund të infektojë njerëz të të gjitha moshave, por deri më tani relativisht pak raste të COVID-19 janë raportuar te fëmijët. Virusi është vdekjeprurës në raste të rralla, deri më tani kryesisht është i tillë ndaj të moshuarve me gjendje të konstatuar mjekësore.

COVID-19 Blog

lab-blog
Distanca sociale e rëndësishme për parandalim..

Deklarata e publikuar rishtazi nga këshilltarët shkencorë të qeverisë paralajmërojnë se politikat mund të duhet të zgjasin shumë më shumë se 12 javë

lab-blog
Bill Gates: Njerzimi do të kaloj këtë krizë por jo për 7-8 javë...

Bill Gates, bashkëthemelues të Microsoft, filantrop, ka folur per #TEDConnects rreth pandemise COVID-19 dhe sistemit të kujdesit shëndetësor që kanë nevojë të madhe për rregullime.

lab-blog
OSHB: Qeveritë duhet ndërmarrë këto 6 hapa menjëhër (Update)...

“Ne kemi kapërcyer shumë pandemi dhe kriza më parë,” tha Drejtori i Përgjithshëm. “Edhe këtë do e kapërcejmë. Pyetja është se me çfarë çmimi.”

  • contact
    Vendndodhja jonë

    Petro Nini Laurasi 44
    Lagja Janina, 10000 Prishtinë

  • contact
    Numri Kontaktues

    038 200 80 800

  • contact
    Email Address

    bashkëpërshëndetin@stopcovid.live

  • contact
    Website Address:

    http://stopcovid.live